Bekë Berisha i bën bashkë të gjithë, Istogu gati për ndryshimin e madh
Tanimë kur po hymë në ditët e fundit të fushatës për raundin e dytë për kryetar komunash, garë dramatike dhe e ngushtë po zhvillohet në disa komuna. Në komunën e Istogut në garë për të parin e Komunës janë Ilir Ferati i LDK-së dhe Bekë Berisha i AAK-së.
Ferati i cili në raundin e parë doli i pari me një diferencë prej 2 mijë votash nuk e ka më komoditetin për një fitore të sigurtë në Istog.
Bekë Berisha ka arritur ta fitojë mbështetjen e VV-së dhe PDK-së, si dhe të kandidatit të pavarur për këtë komunë, Idriz Blakaj, me çka Berishën e bën favorit absolut për ta fituar Istogun.
Kujtojmë se, të dielen me 14 nëntor kosovarët do të votojnë në raundin e dytë për kryetar komunash.