Bekë Berisha më fjalë të rënda në drejtim të Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti, dhe ministrit Hekuran Murati.
Ai i tha se problemi nuk është te financat për veteranët.
“Ti çohesh me na kallxu neve se po harxhohen pare për veteranët. Ti Murati, kush je ti me na kallxu neve kush është i rrejshëm kush është i parrejshëm. Mos është pak tepër”, tha ai, derisa i tha “rri aty, trus” njëri nga deputetët që e pengoi.
Berisha është shkëmbyer polemika edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë që synimi i Kurtit është që t’i shtyp veteranët e vërtete.
“Ky problem është bërë politik, kryeministri Albin Kurti pat kërku me marrë votë me Bashkim Kombëtar por s’ia arriti. Votat e mëdhaja i ka marrë kur është bë me Jugosllavi. Sa më shumë që i bën nervoz veteranët ty t’shtohen këta në prapavijë por ti e din që duhesh me ia bë argatit”, tha ndër të tjera Berisha.