21:28 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

Bekë Berisha merr përkrahje të madhe në fshatin e Ilir Feratit

Bekë Berisha po merr përkrahje të madhe edhe nga Gurrakoci, fshati i kundërkandidatit të tij, Ilir Feratit.

Berisha tha se bindja për fitore u shtua edhe më shumë sonte nga vullneti i banorëve të Gurrakocit, Tomocit, Kovragës, Zallq, Zabllaq, Serbobran.

Njoftimi i plotë:

Gurrakoci…i thotë PO ndryshimit në Istog

Bindja për fitore u shtua edhe më shumë sonte nga vullneti i banorëve të Gurrakocit, Tomocit, Kovragës, Zallq, Zabllaq, Serbobran.

Për ndryshimin, të cilin e duam që 20 vite!

Qeverisja e dobët gjatë tërë këtyre viteve që e ka sjellur Istogun në një qytet të zymtë e të pashpresë, do të marrë fund të dielën e 14 nëntorit.

Faleminderit secilit nga ju që po bashkoheni fuqishëm dita -ditës.

Na priftë e mbara!