75 Mall Live Search
18:59 / E Shtunë, 17 Janar 2026 / G T

Bekë Berisha pas takimit me “Plisat”: Ata kanë propozuar emra për rolin e kryetarit te KB Prishtina

Bekë Berisha vazhdon të mbetet kryetar i KB Prishtinës deri në momentin e betimit për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë një interviste për “Dukagjini TV”, pas takimit me “Plisat”, Berisha tregoi se nuk mund të jetë kryetar i KB Prishtinës, pra vetëm pak ditë pasi u emërua në këtë rol, shkruan Indeksonline

Sipas ligjit, Berisha s’mund t’i ushtrojë dy detyra.

“Jam në komunikim me dashamirët e klubit, tifozët Plisat, pasi ka pasur disa keqkuptime. Takimet që i kam pasur me përfaqësuesit e Plisave, i kam ftu për me dhanë propozime se si me dalë nga ky ngërrç. Ata i kanë kërkesat e tyre. Unë jam për me i përkrah. Por duhet nga aspekti ligjor, me marr vendimin, për me emëru një ushtrues detyre të presidentit të klubit dhe me vazhdu.

“Do të jetë propozim i gurpve të tifozëve dhe dashamirëve për kryetarin e ri. Ata që kanë dhënë gjithcka për këtë klub dhe që e ndjenjë këtë fanellë.

“Unë do ta emëroj. Do jem deri në momentin kur te jap betimin për deputet.

“Unë e kam të pamundur me ushtru këtë detyrë. I falënderoj të gjithë që më kanë dhënë besimin. Dhe kam qenë i gatshëm për me dhanë gjithcka për këtë klub.

“Qëllimi im është që me qenë të bashkuar dhe për të arritur te suksesi”, u shpreh Bekë Berisha pas takimit që pati sot me tifozët

Kujtojmë që Berisha ditë më parë u emërua kryetar i KB Prishtinës, por MKRS-ja ia bëri të ditur që s’mund t’i ushtrojë dy pozita./Indeksonline/