Bekë Berisha për vendosjen e shiritave në Prishtinë: Prishtina si Pekini e Moska, po na kujton shokun Stalin!

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha ka reaguar në lidhje me shiritat e kuq që janë vendosur në Prishtinë.
Ai ka thënë se këto shirita po na i kujtojnë “shokun Stalin”, transmeton Indeksonline.
Këto shirita pretendohet se janë vendosur nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse partia ende nuk e ka marr përgjegjësinë në lidhje me këtë aksion.
Postimi i plotë i Bekë Berishës:
Çfarë shyhreti
Prishtina sikur Pekingu sikur Moska ?
Të gjith drunjet pionjer të shokut Stalin !