75 Mall Live Search
14:01 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / L K

Bekë Bërisha përfshihet në një aksident trafiku, pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bëre të ditur se mbrëmë është përfshirë në një aksident trafiku.

Ai përmes një postimi në Facebook theksoi se është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike në QKUK dhe se nesër pritet t’i nënshtrohet një operacioni, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë dhe miq,

Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mirë.

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe shpresoj që t’jua kthej gjithmonë për të mirë.

Me respekt,

Beke Berisha