75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Bekë Berisha po merr anëtarë të ish-partive tjera, nga të gjithë nga pak

Kandidati i AAK-së për deputet , Bekë Berisha, po e vazhdon furishëm sjelljen e aderimeve në partinë e tij. Ai thuajse çdo ditë të fushatës ka njoftuar se rreth Aelancës… po bashkon qytetarë të shumtë, e të cilët madje kanë qenë edhe aktivistë të subjekteve të ndryshme politike.  

Ai ka bërë të ditur sot përmes statuseve në Facebook, se krah Aleancës… janë rreshtuar ish-aktivistë të Vetëvendosjes, si Beslim Zekaj,  aktivistë të LDK-së dhe po ashtu të PDK-së.

Ai ka shkruar se respektojnë çdo parti politike dhe lider të tyre, por se tani ka ardhur koha që të punohet për Istogun dhe vetëm Istogun.

Postimet e tij: