Bekë Berisha prezanton kandidatin që rënditet i fundit në listë, por që parashihet të dal i pari me vota

Bekë Berisha ka prezantuar Kreshnik Smajlajn në garën për asamble të AAK-së. Kresha ka zgjedhur numrin e fundit në listë, numrin 56 por që llogaritet të dal i pari në listën e më të votuarve nga kjo listë. Smajlaj është biznesmen i shquar në Prishtinë dhe njihet për trajtimin profesional e njerëzor të punonjësve të tij.
‘’Kreshnik Smajlaj u lind në vitin 1985 në Prishtinë.
Shkollën fillore e përfundoi në “Iliria”, ndërsa të mesmen në Shkollën e Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli.
Studimet universitare i kreu në Fakultetin Eonomik, duke u specializuar në fushën e menaxhimit dhe ekonomisë.
Në vitin 2011 themeloi biznesin e tij në gastronomi, të cilin e ka zhvilluar me sukses të vazhdueshëm, duke e shndërruar në një ndërmarrje të fuqishme që sot punëson mbi 110 persona.
Përvoja e tij mbi një dekadë në sektorin privat e bën shembull të sipërmarrësit modern, që ndërthur përgatitjen akademike me menaxhimin praktik dhe lidershipin efektiv.
I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Kreshnik Smajlaj njihet për përkushtimin ndaj familjes dhe aftësinë për të ndërtuar biznese të qëndrueshme që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan Bekë Berisha në njoftim.