75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Bekë Berisha takohet me kandidatët e AAK-së nga diaspora, prezanton dy aderime, ish-anëtarë të VV-së

Kandidati numër 4 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pritur në shtabin zgjedhor të AAK-së, Arbnore Hasanin, kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Diaspora me nr 73 dhe Blerim Meholli, kandidat nga Mitrovica me nr 78.

“Në takim përveç mirëpritjes, padyshim që nuk mungoi as diskutimi për tema të ndryshme, duke përfshirë diasporën edhe Mitrovicën”, theksoi Berisha.

Ndërkohë  po ashtu kandidati Berisha, ka prezantuar edhe dy aderime të raja që të dy aderimet vijnë nga lëvizja Vetëvendosje.

“Mergim Blaka, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aderoi në partinë tonë, për një bashkëpunim që se ka bërë më parë.  Mërgimit i urojë rrugëtim të suksesshëm duke vazhduar bashkëpunim në të”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai gjithashtu prezantoi edhe Ylber Hasaj ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i’u bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ylberit i uroj suksese në bashkëpunim me ne. Aleanca çdo ditë po rritet, kjo falë njerëzve kontributdhënës”, ka thënë ndër të tjera Berisha.