23:27 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bekë Berisha: Vetëvendosje i ka 5 vetë, Albinin, Glaukun edhe atë çikën që pisket…

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Bekë Berisha ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëm pesë vetë që munden të bëjnë diçka.

Ai tha se janë Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu të cilës iu drejtua si ‘ajo çika që pisket’.

“Vetëvendosje i ka veç pesë njerëz që mujnë me bo diçka, Albinin, Glaukun edhe këtë çikën që pisket, Albulena Haxhiun”, tha  Berisha.

Ai gjithashtu kur foli për Vetëvendosjen, i përmendi edhe Talebanët.

“Edhe Talebanët janë të zot me prish sistemin, i kanë bërë disa banka pa kamata por megjithatë kanë ikë në mal”, ka thënë Berisha në T7./Indeksonline/