Bekë Berisha viziton bizneset e Istogut, u garanton përkrahje

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Bekë Berisha, ka vizituar disa biznese në këtë komunë me ç’rast iu premtoj mbështetje të vazhdueshme, shkruan IndeksOnline.
Ai vizitoi fabrikën e suksesshme “Agroproduct shpk”, e cila merret me kultivimin e produkteve organike dhe eksportimin e tyre.
“Sot, bashkë me stafin vizituam fabrikën e suksesshme “Agroproduct shpk”, në Syne të Istogut. Kompani shumë serioze dhe lider në treg, që merret me kultivimin e produkteve organike dhe eksportimin e tyre.
Me një traditë rreth dy dekada, kjo fabrikë është dëshmuar si storje e suksesit e komunës sonë dhe e tërë Kosovës.
Drejtori i fabrikës z. Halit Avdijaj na njoftoi për shtrirjen, zhvillimin dhe potencialin e punës që ka ky biznes i sukseshëm në komunën tonë.
Një pjesë të produkteve të cilat kultivohen gjatë vitit të fundit kanë vendosur t’i përpunojnë në lloje të ndryshme të çajrave, ku ideatore e një suksesi tjetër krahas Agroproduktit është vajza e z.Halitit, Erblina Avdijaj.
Duke i përgëzuar për punën e mirë, i njoftova se do të kenë mbështetje të pakursyeshme nga Komuna e Istogut, për veprimtarinë e tyre dhe veprimtaritë e tilla të cilat zhvillohen në Komunën tonë.
Bashkë për zhvillim dhe ndryshim të Istogut!”, shkroi ai.
Ndërkohë, Berisha secilit biznes iu garantoj përkrahje të parezervë duke thënë se në këtë mënyrë krijojnë edhe vende pune te reja.
“Qytetit me të bukur të Kosovës i ka munguar gjallëria.
Njerëzit që kanë ngritur biznese vazhdojnë të jenë të vetëm e të pambështetur nga qeverisja komunale.
Do ofrojmë mbështetje të parezerv’, për secilin biznes e secilen ide të cilat ofrojnë zhvillim e krijojnë vende të reja pune.
Një pasdite me plot Istogas të mirë.
Për ndryshimin që i duhet Istogut”, shkroi ai./IndeksOnline/