75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Bekë Berisha zbulon 4-shen e preferuar: Pritni se ka shpresë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha përmes një statusi në Facebook ka prezantuar katërshën e tij të preferuar në këtë zgjedhje e të cilës i prin lideri i partisë Ramush Haradinaj.

“Bashkohuni në aktivitetet tona në këtë fushatë. Na mbështetni dhe së bashku do ta realizojmë Istogun e ëndrrave tona.

Voto 135 Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ndërsa në një postim tjetër, Berisha ka bërë të ditur se në degën e Istogut në AAK janë anëtarësuan tre të rinj, Edonis Hasanaj, Erjon Zeqiraj dhe Argjend Murtaj.

“Përfshirja e të rinjve në vendimmarrjen politike është siguria e suksesit tone”, ka shkruar Berisha.

Postimet e tij: