75 Mall Live Search
10:59 / E Enjte, 08 Janar 2026 / F.R

Bekim Azizi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Bekim Azizi është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë edhe për këtë mandat.

Në seancën e parë të kuvendit komunal, nga gjithsej 27 këshilltarë, në procesin e votimit morën pjesë 19 prej tyre, 18 këshilltarë votuan pro zgjedhjes së Azizi­t, ndërsa një ishte kundër.

Ndërkohë, këshilltarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) braktisën seancën, duke shprehur mospajtim me, siç thanë ata, mungesën e arsyetimit të mjaftueshëm për themelimin e dy drejtorive të reja komunale.