11:26 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bekim Balaj ‘bëhet’ këngëtar, kap mikrofonin në dasmën e Elseid Hysajt

Janë shokë në skuadrën e kombëtares së Shqipërisë, e padyshim se gëzimin për dasmën e organizuar Elseid Hysaj do ta ndante me shokët e tij, Bekim Balaj ishte njëri ndër ta që në momentet e tij ‘kulminante’ e ndezi atmosferën, shkruan Indeksonline.

Gjithçka po shkonte mirë, atmosfera në nivel edhe Bekim Balaj e dha kontributin e tij për ta bërë interesante këtë festë të bukur.

Ai e morri mikrofonin dhe duke kënduar një këngë popullore e duke kërcyer i kënaqi të pranishmit në dasëm.

Kujtojmë që Elseid Hysaj po kërkohet nga shumë klube evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer tek skuadra e Napolit. /Indeksonline/