75 Mall Live Search
20:38 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / L A

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” për sezonin 2024/25 të kampionatit shqiptar

Sulmuesi shkodran, Bekim Balaj ka pasur një supersezon me Vllazninë.

Balaj, kishte arritur deri në finale të “Final Four” të “Abissnet Superiores” por që ishte mposhtur thellë nga Egnatia me rezultat 4-0.

Për këtë ish-ylli i Kombëtares Shqiptare u shpërblye nga ceremonia e FSHF-së, “Topi i Artë 2025” me çmimin “Këpuca e Artë”.

Ai në sezonin që lamë pas kishte shënuar plot 19 gola për skuadrën shkodrane, teksa edhe këtë sezon kryeson listën e top-golashënuesve./IndeksOnline/