75 Mall Live Search
11:52 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bekim Brestovci, do të jetë zv.ministër i Punëve të Jashtme

Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo ministri drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vetë Bekim Brestovci.

“Po, në mbledhjen e kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, emërimi im ende nuk është bërë nga kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.

Biznesmeni nga diaspora në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet, por nuk ka arritur të merrte votat e mjaftueshme për deputet në Kuvendin e Kosovës.