13:45 / E Enjte, 27 Janar 2022 / A. M.

Bekim Haxhiu i dorëzon një dokument kryeministrit, Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, rreth një marrëveshje që Ministria e Shëndetësisë e kishte bërë vitin e kaluar me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të ProjekteveUNOPS.

Sipas tij, kjo marrëveshje ishte vetëm në gjuhën angleze, e jo në atë shqipe.

“Po kërkojë një përgjigje nga ju për një marrëveshje ndërkombëtare në mes të MSH-së dhe UNOPS-it. A jeni në dijeni se ekziston një marrëveshje e tillë…”, ka thënë ai.

Ndërsa, Kurti i është përgjigjur duke thënë se “ajo ishte e marrëveshje e 1 prillit të vitit të kaluar e nënshkruar nga ministri I atëhershëm”.

Më poshtë, video: