Bekim Haxhiu me flamurin UÇK-së e ngritë në këmbë Drenicën

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu së fundi me flamurin e UÇK-së ngriti në këmbë qytetarët nga Drenica.
Ai tha se në këtë festë të madhe po mungojnë çlirimtarët e vendit për të cilët ndiejnë dhimbje por edhe krenari.
Po ashtu, Haxhiu tregoi që qysh sonte Drenica e shpalli fitoren e Partisë Demokratike.
Postimi i plotë:
Festa e fitores së PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit ka filluar që sot në Drenicë.
Në këtë festë të madhe po mungojnë çlirimtarët e vendit për të cilët ndiejmë dhimbje por edhe krenari.
Mungesen dhe sakrificën e tyre do ta kthejmë në fitore popullore për PDK-në.
Ky është sondazhi i popullit dhe qysh sonte Drenica e shpalli fitoren e Partisë Demokratike.
Simpatizantë të PDK-së ju falenderojmë nga zemra për mbështetjen e pakursyer dhe fushatën me të mirë që po bëni për Planin e Rimëkëmbjes së Kosovës.
#LiriaKaEmër UÇK
Voto për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për çlirimtarët!
#PDK 134
#EnverHoxhaj 1
#BekimHaxhiu 109