75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Bekim Haxhiu merr pjesë në rihapjen e shkollës në Busavatë: Nuk është reformë mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me ftesë të banorëve, sot mori pjesë në rihapjen e shkollës në Busavatë të Kamenicës.

Ai u shpreh se nuk është reformë mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor, shkruan Indeksonline.

Tutje, Haxhiu tha se për rihapjen e shkollave, e ka ngritur zërin në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me ftesë të banorëve, sot,mora pjesë në rihapje të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës.

E drejta e qytetarëve gjithnjë fiton para arrogancës dhe vendimeve të pamatura politike.

Për këtë çështje shumë herë e kam ngritur zërin në Kuvend e Kosovës duke  kërkuar nga MASHT që të rihap shkolla në Kamenicë.

Gëzimi i nxënësve për rikthim në bankat shkollore ishte i papërshkrueshëm.

Më në fund qëllimi i mirë u arritë, e fëmijët shënofshin vetëm suksese e mbarësi. 

Refomë nuk është mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor.

Faleminderit Busavatë për mikëprtijen dhe respektin!

Suksese!