75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bekim Haxhiu: Mos u ndalni, organizoni prova për protesta e dasma..

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar pas konfirmimit të 129 rasteve të reja me COVID-19.

Ai ka ironizuar duke thënë: “Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime”.

Ai, ka shtuar se rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit përbën rrezik për shpërthim të pandemisë në përmasa të paparashikuara

Ky është postimi i tij i plotë:

129 raste pozitive me COVID-19 dhe 34 raste të vdekjes!
Mos u ndalni, organizoni prova për protesta, tubime për pushtet, për dasma, për pushime…!

Si duket ish-qeveritarët, qeveritarët dhe disa qytetarë shëndetin po e konsiderojnë luks, po neglizhohet rreziku i pandemisë.

Të nderuar qytetarë, duke e parë se Qeveria e kaluar por edhe kjo e tanishmja janë duke bërë politikë me shëndetin tuaj ju bëj apel :
– Të mos dilin nga shtëpia pa arsye, dilni vetëm për punë të domosdoshme.
– Mos u përshendetni, duke ia zgjatur dorën të tjerëve.
– Mos hyni në lokale dhe hapësira ku ka shumë njerëz, nëse nuk mbahet distanca.
– Mbulojeni gojen dhe hundët me maskë.
– Mos lejoni asnjë person të hyjë pa maskë në hapësira të mbyllura ku ju punoni.
– Përmbajuni udhezimeve të IKSHPK-së, sepse ata mendojnë për shëndetin tuaj.

Janë më shumë se 600 raste aktive, duhet pasur shumë kujdes, sepse me 1 qershor raste aktive ishin 267, ndërsa sot janë dyfishuar rastet aktive me COVID-19.

Rritja e rasteve aktive në dy javët e fundit përbën rrezik për shpërthim të pandemisë në përmasa të paparashikuara.

Pocesi i ndaljes së këtij virusi është shumë i vështirë, prandaj duhet t’i përmbahemi masave mbrojtëse, për t’ua lehtësuar profesionistëve shëndetësor luftimin e pandemisë COVID-19.

#Kujdes Po
#Panik Jo
#Mos dilni nga shtëpia pa maskë