75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / C E

Bekim Haxhiu: Të gjithë ata që shpifën, do t’i dërgoj në gjyq, ishte nipi im

Gjatë ditës së djeshme janë shpërndarë lajme ku thuhej se Bekim Haxhiu ka goditur një zyrtar të Feronikelit.

Por më pas është parë se personin që e ka goditur deputeti i PDK-së është nipi i tij që ishte përfshirë në një përplasje.

Kamishi ka reaguar në rrjetet sociale ku ka thënë se të gjithë ata që dezinformuan do t’i dërgoj në gjyq.

Ky është reagimi i tij:

E kam thënë edhe më parë, e fatkeqësisht po duhet ta përsëris, se për plasimit të shpifjeve tek ne të rreshtojnë ku kanë synim, të paragjykojnë apo edhe të bëjnë anëtar të kryesisë të cilit klub duan.

Edhe pse unë i ndodhur si shikues në ndeshjen e futbollit dhe jam përpjekur ta evitojë eskalimin e situatës mes tifozëve dhe zyrtarëve të Klubit të Feronikelit, disa media e keqinterpretojnë dhe me atakojnë se i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit. E vërteta është se personi ne video është djali i vëllaut tim, i cili u provokua e u sha nga zyrtarët e Feronikelit dhe unë e kam qetësuar dhe qortuar djalin e vëllait që të mos biente pre e provokimeve.

Mediat apo portalet që dezinformuan se unë i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit pa dyshim që do t’i padisë për shpifje, sepse fillimisht është dashur të më kontaktonin dhe pyesin si ka qenë e vërteta. Pra, unë e kam evituar konfliktin, dhe nuk e kam shkaktuar e as sulmuar askënd.
Për ata që deshirojnë ta kuptojnë të vertetën, në vidoen e shperndarë pas lojës Mitrovica-Feronikeli, personi që unë e ndaloj dhe e qetësoj ështe djali i vëllait tim, i cili u provokua nga disa zyrtarë të Feronikelit.

Po i pyes të gjithë që me apostrofuan dje duke dezinformuar opinioni, si është dashtë të veproj, ta kthej shpinën dhe të lejoj djalin e vëllaut tim dhe tifozët mitrovicas që para syve të mi të përleshen me zyrtarët e klubit Feronikeli!?
Boll ma me rrena e dezinoformata. Megjithatë, unë me të gjithë ata që shpifën do të takohem në gjyq.

Prandaj i ftoj mediat që t’i dematojnë dezinformata që i plasuan dhe të më kërkojnë falje publike ne lidhje me gjoja perleshjen pas lojës Mitrovica – Feronikeli në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, që djalin e vellaut tim e prezantuan si zyrtar të Feronikelit.

Të gjitha ato portale dhe media që kanë dezinformuar, nëse nuk e dematojnë shpifjen e bërë duke e prezantuar djalin e vellaut tim si zyrtar te Feronikelit, nëse nuk kërkojnë falje publike do të përballen në Gjykatë për shpifje.

Për fund, mos lejimi i djalit të vëllaut tim në përleshje, në konflikt është obligim familjar dhe njerëzor i imi, besoj do të duhej të ishte i çdo njeriu normal.

Me respekt,
Bekim Haxhiu