75 Mall Live Search
17:56 / E Diele, 01 Shtator 2024 / G T

Bekim Isufi strateg, Malisheva e mposht Ballkanin me një lojtar më pak

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Ballkanit me rezultatin 3:2 në ndeshjen e javës së katër në Superligë.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi, Arbër Prekazi në minutën e 16’të, shkruan Indeksonline

Skuadra mysafire barazoi shifrat në 1:1 me anë të Adetunji në minutën e 28’të.

May be an image of 1 person, playing soccer and text

Gjërat për ekipin vendas u vështirësuan kur Etnik Brruti u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë.

Por, pjesa e dytë i takoi ekipit vendas – ku me golat e Hazrollajt dhe Bunjakut ia dhanë fitoren Bekim Isufit me një lojtar më pak në fushë.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e katërt në Superligë, kurse Ballkani mbetet me shtatë pikë dhe pëson humbjen e parë këtë stinor./Indeksonline/