22:29 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bekim Jashari citon Haradinajn: “100 herë me u rrzu, prapë kam me u qu”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesën e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se lufta dhe liria e një populli kanë heronjtë dhe sakrificën, kanë dhëmbje e vuajtje.

“Kryeministri ynë, Ramush Haradinaj, i kishte kaluar të gjitha këto. Ka për të kaluar edhe këtë sprovë jo të drejtë dhe gëzimi atëherë do të jetë më madh.
“100 herë me u rrzu, prapë kam me u qu” Ramush Hardinaj