18:57 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bekim Jashari e qon në qiell Gent Cakajn, thotë se po arrin rezultate të shkëlqyera

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka pritur sot në takim kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe të parin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Pas këtij takimi është pikërisht Jashari i cili tha se është krenar me Cakajn duke shtuar se skena shqiptare dhe ndërkombëtare kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie, transmeton Indeksonline.

Jashari shtoi se i shprehën konsideratë e tyre Cakajt, për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo që jetojnë.

Postimi i plotë:

Me sinqeritet ia shprehëm konsideratën e thellë z. Gent Cakaj, për angazhimin e tij në rrjedhat pozitive të çështjeve me interes për shqiptarët kudo jetojnë, duke arritur rezultate të shkëlqyera si asnjë herë më parë.

Skena shqiptare dhe ndërkombëtare, kishte nevojë të madhe për vlera të reja të kësaj diplomacie kombëtare, e cila përfundimisht duhet të ecën përtej modestisë së deritashme, në pajtim me situatën e re në rajon dhe më gjerë. Krenar me Juve, z. Cakaj!