Bekim Jashari me motrën dhe djalin bëjnë homazhe në Prekaz

Sot është shënuar 23-vjetori i sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish-deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunalë, asamblistë, zyrtarë komunalë e qytetarë, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
“Sot, për nderë të përvjetorit të 23-të të triumfit të familjes Jashari mbi sulmin e dytë të forcave serbe bashkë me motrën Besartën dhe djalin Hamëzen, Nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ish-deputetin, Bekim Haxhiu, drejtorë komunalë, asambleistë, zyrtarë komunalë e qytetarë, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, bëmë homazhe në shenjë nderimi për luftën heroike të familjes Jashari.
Disfata që pësoi 23 vjet më parë regjimi shovenist serb nga familja Jashari ishte sinjal i qartë se liria po vjen.
Jemi përherë krenarë e mirënjohës për sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Lavdi të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për liri e pavarësi!”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.
