15:55 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bekim Jashari merr dhuratë të veçantë nga Italia

Bekim Jashari ka pranuar një dhuratë të veçantë nga bashkëvendasi i tij, Përparim Hetemaj.

32 vjeçari që ka prejardhje nga Skenderaji, luan te skuadra e njohur Chievo.

Ai i ka dërguar Jasharit një fanellë të ekipit italian me të cilin luan që 8 vite.

“Një përshëndetje nga Italia me fanellën si dhuratë nga Përparim Hetemaj, si futbollist profesionist i FC Chievo që e lë shpirtin në fushën e lojës.

Edhe pse larg vendlindjes, nuk i harron Skenderajn dhe tifozët e shumtë që ka, në mesin e të cilëve padyshim që jam edhe unë.

Faleminderit, Përparim!
Me shumë respekt nga Skenderaj yt!” shkruan në facebook Jashari.

/Indeksonline/