75 Mall Live Search
22:08 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari ngushëllon familjen për vdekjen e 13-vjeçarit në Skenderaj

Kryetari i Skenderajit Bekim Jashari ka shprehur ngushllimet e tij për vdekjen e 13 vjeçarin në këtë komunë.

Jashari përmes një shkrimi është shprehur i tronditur për ngjarjen, derisa ka shprehur ngushëllime familjes, transmeton Indeksonline.

” I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, dhe lutemi për jetën e motrës të së ndjerit, e cila është shtruar në spital për trajtim mjekësor”, ka thënë mes të tjerash Jashari.

Postimi i plotë:

I tronditur nga ngjarja e pasditës së sotme, ku vozitja e pakujdesshme ndau 13 vjeçarin nga prindërit, të thyer tashmë shpirtërisht, familja, shokët e shoqet e klasës, nga bashkëmoshatarët tjerë!

Edhe sa jetë tjera duhet të shuhen, që thirrja e arsyes për kujdes në komunikacion, të dëgjohet e të respektohet?

I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, dhe lutemi për jetën e motrës të së ndjerit, e cila është shtruar në spital për trajtim mjekësor./Indeksonline/