75 Mall Live Search
17:25 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / AR

Bekim Jashari njofton se po vazhdon pastrimi i rrugëve në Skënderaj

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se reshjet e pandërprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve, shkruan Indeksonline.

Mirëpo ai shtoi se puna nuk është ndalur asnjëherë dhe po vazhdon ende në të gjitha fshatrat.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar të komunës sonë,

Që nga fillimi i reshjeve të fundit të borës kam angazhuar drejtorinë e shërbimeve publike dhe kompanitë e kontraktuara në pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve lokale në qytet dhe fshatra të komunës sonë.

Reshjet e panderprera gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar punën në pastrimin e rrugëve, mirëpo puna nuk është ndalur asnjëherë dhe po vazhdon ende në të gjitha fshatrat.

Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë këtyre ditëve në komunikacion.

Ne nuk ndalemi, vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve!

May be an image of outdoors
May be an image of sky, snow and road
May be an image of outdoors