75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 16 Mars 2021 / k.v

Bekim Jashari uron Lumir Abdixhikun

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka uruar Lumir Abdixhikun në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Jashari ka thënë se duhet të këtë unifikim të spektrit politik që vendi të ecë përpara.

“Ta uroj detyrën e re me shumë përgjegjësi dhe shumë sfida që të presin, përpos atyre që do t’i kesh në parti. Uroj të ketë unifikim të spektrit politik që vendi të ecë përpara. Vetëm në këtë formë ne mund ta çojmë vendin aty ku ishte dëshira dhe amaneti i këtyre që ne bëmë homazhe”, ka thënë Bekim Jashari./IndeksOnline/