Bekim Maliqi flet pas largimit nga Llapi, këto janë arsyet!

Mbrojtësi, Bekim Maliqi sot ka shkëputur marrëveshjen me klubin e Llapit.
Maliqi përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka treguar se sot dhe zyrtarisht është larguar nga klubi i Llapit dhe se falënderon trajnerin Batatina për mundësin e dhënë, shkruan IndeksOnline
E për të kuptuar më shumë se në lidhje me çfarë u largua 19-vjeçari nga Llapi, IndeksOnline ka biseduar me të.
Mbrojtësi tha se nuk ka ndonjë arsye të madhe, por ofertat më të mira nga klubet e Superligës kanë bërë që ai të largohet.
“Për shkak të ofertave nga klubet e tjera, nuk kam asnjë arsye tjetër”, tha ai.