75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bekim Zogaj tregon se në cilën ndeshje të Ferronikelit do jetë gjyqtar

Gjyqtari kosovar që referon në arenën ndërkombëtare, Bekim Zogaj nuk do të drejtojë ndeshjen Ferronikeli-Milan, ashtu siç u raportua në disa media.

I kontaktuar nga Indeksonline, Zogaj ka thënë se do jetë gjyqtar në ndeshjen që Ferronikeli e zhvillon ndaj Lincoln në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Nuk do të jem në ndeshjen ndaj Milanit. Jam caktuar asistent i parë në ndeshjen që Ferronikeli e zhvillon ndaj Lincoln të martën e ardhshme” ka thënë Zogaj për Indeksonline.