13:22 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / A. A

Bekteshi dënon Dritën, Prishtina kalon në epërsi

Prishtina ka kaluar në epërsi pas 17 minutave në derbin kundër Dritës.

Leotrim Bekteshi shënoi me kokë pas harkimit të Endrit Krasniqit.

Vlen të përmendet një reagim i ngathtë i mbrojtës së Dritës, përkatësisht Hamdi Nanamit që nuk arriti ta largonte topin.

Nëse Prishtina fiton këtë ndeshje do të afrohej në vetëm 2 pikë diferencë me kampionin aktual.

/Indeksonline/