10:46 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Belegu: Do të ndërtoj unazën e kryeqytetit dhe Prishtinën e Re

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Erolld Belegu, ka bërë zotimin e pestë të radhës.

Belegu u premtoi qytetarëve të Kosovës se gjatë qeverisjes së re të udhëhequr nga ky koalicion, do të ndërtoj unazën e kryeqytetit dhe Prishtinën së Re.

Belegu ka thënë se këto dy projekte do ta ndihmojnë jashtëzakonisht shumë Prishtinën, përcjellë IndeksOnline.

Ky është postimi i plotë i Erollod Belegut:

Zotimi im nr. 5: Ndërtimi i unazës së kryeqytetit dhe ndërtimi i Prishtinës së Re

Gjatë mandatit tonë, Prishtinën e kemi bërë me ligj dhe ia kemi kthyer Pallatin e Rinisë.

Tash, duhet të fokusohemi në ndërtimin e unazës së kryeqytetit dhe Prishtinës së Re, si dy projekte që do ta ndihmojnë jashtëzakonisht shumë kryeqytetin, i cili është lënë pas dore nga të gjitha qeveritë e kaluara qendrore.

#ebesoj100% #38 #fitore