22:14 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu: Personalisht do të angazhohem që të heqim pagesen për arkat fiskale

Nënkryetari i AAK-së dhe kandidati për deputet, Erolld Belegu me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një zotim interesant.

Belegu, që ishte edhe këshilltar i Kryeministrit Haradinaj, deklaroi se do të angazhohet personalisht për heqjen e arkave fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme.

“Shumë interesante kur Kadri Veseli del nëpër video e flet për zgjidhjen e problemeve si korrupsioni dhe zhvillimi i bizneseve. Për korrupsionin s’kemi as çfarë të flasim – të gjithë e kemi përcjellë serialin “Pronto”.

E sa i përket bizneseve të vogla e të mesme, PDK-ja ishte në Qeveri kur e vendosi pagesën për arka fiskale – barrë e papërballueshme për biznesin kosovar. Për këtë arsye, unë personalisht do të angazhohem që në mandatin e ardhshëm ta heqim pagesën për arka fiskale për bizneset e vogla dhe të mesme”, ka shkruar Belegu.