22:17 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu premton Kosovën shtet të sportit me një kosh nga gjysma e terrenit (Video)

Në një video reklamë të fushatës së tij personale, Erolld Belegu, kandidati i Koalicionit AAK-PSD dhe njëherit Nënkryetari i AAK-së ka premtuar që do ta vazhdojë angazhimin e tij që Kosovën ta shpallë shtet të sportit, siç thotë ai, ashtu si ka bërë gjatë 10 viteve të fundit kur e ka filluar ta ndiqte këtë kauzë. Ai e përmend edhe ligjin e sponzorimit të sportit, në miratimin e të cilit thotë se ka ndihmuar gjatë mandatit të tij si Këshilltar i Kryeministrit Haradinaj.

Në fund, pasi që premton që do ta bëjë Kosovën shtet të sportit, i pyet përcjellësit e tij në rrjete sociale se a mund të shënojnë edhe ata kosh nga mesi i terrenit të basketbollit.

Shikoni gjuajtjen e tij më poshtë: