75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Belen Rodriguez vishet nga kreatorja kosovare

Modelja me famë botërore, Belen Rodriguez ka përzgjedhur Lia Stubllën që të përkujdeset për fustanin e saj në një ngjarje të madhe artistike.

Bukuroshja argjentinase ka etiketuar dizajneren kosovare në profilin e saj zyrtar duke konfirmuar se është ndarë e kënaqur me fustanin mahnitës të krijuar nga Lia Stublla.

Krenare për këtë është ndarë edhe vetë Lia e cila ka shpërndarë postimin e modeles së famshme.

36 vjeçarja është njëra nga modelet më me zë në botë në dy dekadat e fundit. Ky nuk është suksesi i vetëm ndërkombëtar për Lia Sutbllën e cila ka kohë që po arrinë suksese të ngjashme me emra të njohur të shoëbizit ndërkombëtarë./Indeksonline/

.