75 Mall Live Search
22:51 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Belgjika arrin fitoren e parë në Euro 2024, bëhet “tollovi” në Grupin E

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Rumanisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Qysh në minutat e para, belgët u treguan më të rrezikshëm dhe shënuan gol me anë të Tielemansit, shkruan Indeksonline

Edhe në pjesën e dytë, Belgjika tregoi më shumë kualitet dhe në minutën e 80’të me anë të Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë.

Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë, nga tri pikë kanë të gjitha shtetet që bëjnë pjesë në Grupin E dhe ndeshjet e fundit përcakotjnë ekipet kualifikuese në raundin eliminim/direkt./Indeksonline/