Belgjika dhe Franca tregohen mysafirë të “këqij”, shënojn fitoret e radhës

Kampioni i Botës, Franca e ka nisur në mënyrë të mirë edicionin e ri të Ligës së Kombëve.
Ata kanë fituar me rezultat minimal kundër Suedisë, por që ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikët, transmeton Indeksonline.
Kylian Mbappe me një solo aksion në minutën e 41-të e shënoj golin e vetëm në ndeshje.
Franca gjendet në pozitën e dytë në grupin C të Ligës A. Ata kanë pikë të barabarata me Portugalinë, por golaverazhë më të dobët.
Në mënyrë të mirë edicionin e ri e ka nisur edhe Belgjika. Ata kanë arritur ta mposhtin ekipin e Danimarkës me rezultat 0:2.
Golat për belgët i shënuan Denayer në minutën e 9-të dhe Mertens në të 77-tën./Indeksonline/