Belgjika djersitet shumë për të fituar kundër Danimarkës

Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të fitoj 3 pikët e radhës në Evropian.
“Djajët e Kuq” fituan kundër Danimarkës me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.
Danimarka kaloi e para në epërsi në minutën e 2-të me anë të Poulsen.
Belgjika u rikthye në pjesën e dytë. Fillimisht Thorgan Hazard barazoi rezultatin në minutën e 54-të, pastaj në të 70-të, Kevin De Bruyne e kaloi në epërsi Belgjikën.
Tash belgët kanë 6 pikë, kurse Danimarka ende është pa pikë pas dy ndeshjeve./Indeksonline/