75 Mall Live Search
08:51 / E Martë, 02 Shtator 2025 / Z S

Belgjika do të njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Qeveria belge ka thënë se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë muaj.

Ministri i Jashtëm i vendit, Maxime Prevot, njoftoi se do t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Australisë në njohjen e shtetit palestinez.

Belgjika, gjithashtu do të vendosë “sanksione të forta” kundër Qeverisë izraelite, tha ai, duke përfshirë një ndalim të importeve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe ndjekje të mundshme penale.

Ministria e Jashtme izraelite dhe Ambasada belge nuk kanë komentuar ende mbi njoftimin.

Megjithatë, ministria e saj e Jashtme tha më parë se plani i Mbretërisë së Bashkuar për të njohur Palestinën “përbën një shpërblim për Hamasin”./Indeksonline/