75 Mall Live Search
08:36 / E Shtunë, 27 Qershor 2026 / Gj Sh

Belgjika e Egjipti sigurojnë kualifikimin, Irani në pritje, Zelanda e Re eliminohet

Belgjika e Egjipti kanë siguruar kualifikimin në 1/32 e finales së Kupës së Botës.

Kombëtarja e Belgjikës në ndeshjen e fundit të Grupit G, shënoi fitore bindëse ndaj Zelandës së Re, me rezultat 5-1 dhe siguroi vendin e parë, shkruan IndeksOnline.

Leandro Trossard shënoi dy gola, derisa Kevin De Bruyne Romelu Lukaku dhe Alexis Saelemaekers nga një gol.

Golin e vetëm për Zelandën e Re e shënoi futbollisti, Elija Just.

Në ndeshjen tjetër, Egjipti dhe Irani u ndan me barazim 1-1.

Mahmoud Saber e kaloi Egjiptin në epërsi pas pesë minutave lojë, derisa Ramin Rezaeian barazoi shifrat në minutën e 14-të.

Belgjika dhe Egjipti kaluan në 1/32 e finales, derisa Irani me tre pikë renditet në vendin e tretë, derisa pret përfundimin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve, për të kuptuar nëse do të kualifikohet tutje.

Ndërsa Zelanda e Re është eliminuar nga Kupa e Botës, me vetëm një pikë./IndeksOnline/