75 Mall Live Search
23:11 / E Martë, 08 Shtator 2020 / C E

Belgjika “fundos” Islandën, Anglia “ngec” kundër Danimarkës

Belgjika ka marrë një fitore bindëse 5-1 kundër Islandës në raundin e dytë të Nations League.

Një fitore kjo që i ka dhënë belgëve kryesimin e Grupit 2 të Ligës A.

Ndeshja ka filluar me një gol të miqve në minutën e 11-të, por vendasit kanë arritur ta përmbysin rezultatin që në pjesën e parë me Witsel dhe Batshuayin.

Mertens, përsëri Batshuay dhe Doku kanë qenë autorët e golave të shënuar në pjesën e dytë.

Pas tyre renditet Anglia, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në fushën e Danimarkës.