75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / Blerim

Belgjika motivon lojtarët me të holla, nëse fitojnë EURO20 ndanë një bonus për ta…

Kombëtarja e Belgjikës në bashkëpunim me Federatën kanë gjetur mënyren se si t’i motivojnë lojtarët e tyre për Kampionatin Europian që nis nga dita e nesërme (e premte).

Sipas gazetës ‘Het Laatste Nieuws’ – në rast se Belgjika fiton EURO20, Federata belge do t’i ndajë nga 435 mijë euro për cdo lojtar të ‘Djajve të Kuq’, shkruan IndeksOnline

Bonusi fillon nga arritja në çerekfinale, me 170 mijë, kurse ajo rritet në rast se skuadra shkon në gjysmëfinale në 290 mijë.

Belgjika ndeshjen e parë e zhvillon më 12 qershor kundër Rusisë nga ora 21:00./IndeksOnline/