75 Mall Live Search
08:05 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Belgjika njofton se sot e zyrtarizon trajnerin e ri, ky emër mund të jetë?!

Kombëtarja e Belgjikës sot pritet të bëhet me trajner të ri, pasi ditë më parë shkarkoi nga pozita, Dominico Tedescon.

Përmes rrjeteve sociale, “Red Devils” njofton se nga ora 13:00 pritet të arrijë trajneri i ri, shkruan Indeksonline

Janë dy emra që po përfliten shumë për stolin e Belgjikës. Është ai i legjendës, Thierry Henry dhe Rudi Garcias.

Që të dytë janë papunë dhe një prej tyre pritet të jetë trajner i Belgjikës sot.

Kujtojmë se në të kaluarën Henry ka qenë pjesë e kësaj kombëtareje si asistent./Indeksonline/