12:38 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Belgjikë: Dasmorët bllokojnë austradën, ngrisin dhëndrin në ajër (Video)

Autostrada A12 në një zonë të Belgjikës, u vërshua nga një kortezh makinash ndërsa duket se ishin duke shkuar për të marrë nuse.

Megjithatë, pavarësisht se mund të festonin në aheng gjatë mbrëmjes, siç dhe e do tradita, dasmorët paralizuar për një moment atë pjesë të kësaj autostrade, pasi shoferët ndaluan për të ngritur në ajër dhëndrin.

Një veprim i tillë konsiderohet i rrezikshëm dhe mund të përfundonte me pasoja dramatike.

Pas këtij rasti sipas të përditshmes belge hln.be, policia shkoi menjëherë në vendngjarje pasi mori denoncimin por ata ishin larguar.

“Veprim vdekjeprurës, i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë shumë të vendosur në bazë të dëshmive dhe imazheve video. Është koha për të bërë një shembull. Autostrada publike nuk është e tyre “, ishte reagimi i Ministrit belg, Ben Weyts, në Twitter.