75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 10 Prill 2021 / Blerim

Belgjikë, skulptura të mëdha prej druri në zona të gjelbra tërheqin vëmendjen

Shtatë skulptura të mëdha prej druri të ekspozuara brenda një pylli në Belgjikë tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Skulpturat që i ngjajnë personazheve në përralla dhe ndodhen në parkun De Schorre afër qytezës Boom, janë dizajnuar nga artisti danez, Thomas Dambo.

Dambo, i cili në ueb-faqen e tij e prezanton veten si “artisti i riciklimit”, skulpturat i ka përgatitur në vitin 2019 për një festival muzikor nga materiale si raftet e mbetura, degët e pemëve të këputura dhe paleta të vjetra, është përgatitur për të tërhequr vëmendjen në riciklim.

Për të mbledhur materialet artistit danez i kanë ndihmuar rreth 200 persona.

Madhësia e skulpturave ndryshon prej 7 deri në 18 metra. Përgatitja e tyre ka zgjatur 25 javë ndërsa bashkë me Dambo kanë punuar një ekip prej 15 personash.

Artisti ka vepra të ngjashme në shumë vende të botës si në SHBA, Kinë, Australi, Brazil dhe Meksikë.