75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Bella dhe Yolanda Hadid paraqiten nga ferma e tyre në Pensilvani

Pasi u bë i njohur lajmi se Gigi Hadid është shtatëzënë, tashmë Bella dhe Yolanda po kalojnë kohën tyre të lirë në kopësht.

Në fotografitë e publikuara nda DailyMail ato shihen duke shijuar ditën në ambientin e jashtëm, afër shtëpisë në Pensilvani.

23-vjeçarja është parë në një veshje komode teksa qëndronte edhe me shoqen e saj Leah McCarthy në pronën e New Hope.

Bella kishte të veshur një pulover të bardhë, xhinse ngjyrë gri me një palë çizme ‘Ugg’. Flokët e saj zeshkane u stiluan përsëri natyrshëm dhe ajo dukej se kishte shumë pak grim.

Ndërsa nëna e modeles ishte po ashtu me një veshje komode, pasi u duhej të punonte dhe të mbillnin së bashku në hapësirën e gjerë të fermës.