75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bella Hadid flet për sëmundjen e saj, ka të paktën 10 simptoma në ditë

Bella Hadid zbuloi të vërtetën për sëmundjen e saj Lyme dhe atë me të cilën përballet çdo ditë.

“E vërteta. Sëmundja e padukshme… ”, ka shkruar Bella në Instagramin e saj duke ripostuar një grafik nga autori i “Palestina në një pllakë” Joudie Kalla.

 Grafika paraqiste shumë simptoma me të cilat mund të përballen ata me sëmundje, dhe Bella zbuloi se cilat simptoma i shfaqen çdo ditë.

“Cdo ditë ndjej të paktën 10 nga këto simptomapa dështuar … që kur isha 14 vjeç, por më agresivisht kur u bëra 18 vjeçare,” ka shkruar modelja 23-vjeçare.

Bella tregoi për simptomat si dhimbja e kokës, marramendje, pagjumësia, një ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, ankthi, konfuzioni, vjellja, ngrënia e çrregulluar, dhimbja e nyejve dhe shtimi dhe humbja e peshës që i shfaqen vazhdimisht./Indeksonline/