75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bella Hadidi shfaqet provokative, e komenton modelja shqiptare

Modelja me fame botërore, Bella Hadid, motra e modeles tjetër Gigi Hadid, njihet për bukurinë dhe format e saj trupore, shkruan Indeksonline.

Së fundmi Bella ka pozuar mjaft provokuese në fotografinë e fundit, që ka vendosur ta ndajë me fansat në Instagram.

Ajo ka publikuar këtë fotografi dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga emra të njohur botërorë, por edhe shqiptarë.

Ka qenë modelja shqiptare Oriola Marashi, e cila ka komentuar në fotografinë e Bellës.

 “Ç’je bërë kshu moj?” , ka shkruar me shaka Oriola, duke marrë shumë pëlqime në komentin e saj. /Indeksonline/