09:26 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Bella Hadid tregon më shumë se ç’duhet, në paraqitjen e fundit

Modelja e njohur me famë botërore Bella Hadid, është një nga personazhet më të kërkuara në botën e modës.

Falë bukurisë dhe formave të saj trupore, ajo është një nga emrat më të kërkuar nga kompanitë më të njohura të modës, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu është mjaft aktive dhe atraktive edhe me paraqitjet e saj nëpër rrjetet sociale, ku numëron mbi 29 milionë ndjekës.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese, ku ka ekspozuar më shumë se ç’duhet format trupore, duke marrë vëmendjen e miliona fansave që e ndjekin atë hap pas hapi. /Indeksonline/